Konfirmon Borrell: Nuk ka marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se takimi i fascilituar nga unioni europian ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i natyrës së “menaxhimit të krizave” e jo takim i rregullt. Borrell këto deklarime i ka bërë në konferencën për media, duke shtuar se nga…
Lajme
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se takimi i fascilituar nga unioni europian ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i natyrës së “menaxhimit të krizave” e jo takim i rregullt.
Borrell këto deklarime i ka bërë në konferencën për media, duke shtuar se nga ky takim nuk ka arritur kurrfarë marrëveshje, shkruan lajmi.net.
“Kemi qenë dëshmitarë të tensioneve për shkak të tabelave. Bashkimi Evropian nuk do që të shohë përshkallëzim të situatës dhe secila palë do të ketë përgjegjësi nëse diçka e tillë ndodh. Fatkeqësisht nuk kemi arritur sot marrëveshje, por bisedimet do të vazhdojnë, ne nuk do të ndalemi”, ka deklaruar ndër të tjera Borrell.
“E kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime negative dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës. Mund të themi se ky takim kishte të bënte me përgjegjshmërinë e dy liderëve në kërkim të zgjidhjes për përpjekje për paqe dhe stabilitet në pjesën veriore të Kosovës. Kjo ka ndodhur në momentin kur jemi në një kohë kritike. E shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, ballafaqohemi me një moment dramatik dhe ky nuk është momenti për rritje të tensioneve. Është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur probleme afatgjatë”.
“Iu kam thënë të dy liderëve se ky ishte takim në një mënyrë për menaxhim krizash dhe jo takim i rregullt. Qëllimi i këtij takimi ishte qetësimi i situatës në terren”, tha ndër të tjera Borrell. /Lajmi.net/