Konfirmohet: Ylli i Bayernit nuk vazhdon kontratën, kërkon largimin në verë

Futbollisti i Bayern Munich, Benjamin Pavard ka kërkuar nga klubi i tij largimin edhe pse ka kontratë deri në vitin 2024. Ashtu siç raporton gazetari, Fabrizio Romano Pavard nuk ka vazhduar kontratën dhe pritet të largohet nga “Allianz Arena” gjatë afatit të transferimeve, shkruan Lajmi.net 27-vjeçari te kampioni i Bundesligas ishte transferuar në vitin 2019…

Sport

30/05/2023 15:40

Futbollisti i Bayern Munich, Benjamin Pavard ka kërkuar nga klubi i tij largimin edhe pse ka kontratë deri në vitin 2024.

Ashtu siç raporton gazetari, Fabrizio Romano Pavard nuk ka vazhduar kontratën dhe pritet të largohet nga “Allianz Arena” gjatë afatit të transferimeve, shkruan Lajmi.net

27-vjeçari te kampioni i Bundesligas ishte transferuar në vitin 2019 nga skuadra e Stuttgart për 35 milionë euro.

Vlera e tij sipas sajtiti “Transfermarkt” shkon deri në 35 milionë euro dhe klubet e interesuara tashmë mund të bëjnë oferta në drejtim të mbrojtësit të Kombëtares së Francës.

Nuk ka ende ndonjë ekip që ka shprehur interesimin për Pavardin, por ai ka gjasa të rikthehet në Ligue 1 në Francë, ku më herët ishte pjesë e Lille./Lajmi.net/