Konfirmohet/ Vritet një person i moshës 50-vjeçare në Gjilan, është nga Bujanoci

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë sonte në qytetin e Gjilanit. Personi i vrarë është me inicialet B. V.

Lajme

12/09/2021 21:11

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se personi i vrarë është një 50 vjeçar i cili dyshohet se është nga Bujanoci.

Sipas tij ai ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri ku më pas dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50- vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve. Të gjitha njësitë janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima është pa shenja jete”, tha Hashani.