Konfirmohet vdekja e autorit të krimit të rëndë në Cetinje
Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Saranoviq, e ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vdekur. Saranoviq ka bërë me dije se Martinoviq kishte qëlluar veten dhe se ka vdekur rrugës për në spital. Mediat në Malë të Zi raportojnë se drejtori i Policisë,…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Saranoviq, e ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vdekur.
Saranoviq ka bërë me dije se Martinoviq kishte qëlluar veten dhe se ka vdekur rrugës për në spital.
Mediat në Malë të Zi raportojnë se drejtori i Policisë, Llazar Shqepanoviq, ka thënë se Martnivoqi është kapur në lagjen Humci dhe se ai vdiq nga lëndimet në kokë.
Sipas tij, nuk dihet motivi i vrasjes, ndërsa viktimat kanë qenë shokët dhe kumbarët e tij.
Martinoviq dyshohet se ka vrarë 10 persona, në katër lokacione të ndryshme. Për disa orë, ai ishte në arrati.