Konfirmohet transferimi i madh i Milanit

Drejtori sportiv i Empolit ka konfirmuar se mesfushori Ismael Bennacer do t’i bashkohet Milanit.

Sport

21/07/2019 19:04

Bennacer do ta kompletojë transferimin te ‘Rossonerët’ për 16 milionë euro pas një sezoni mbresëlënës me Empolin.

Përveç kësaj, ai ndihmoi Algjerinë për ta fituar Kupën e Kombeve të Afrikës të premten dhe u zgjodh si lojtari më i mirë i turneut, përcjell lajmi.net.

“Ai është taktikisht një lojtar interesant, është i pëlqyeshëm dhe ai gjithmonë është dashur nga shokët e tij”, tha Pietro Accardi për Gazzetta dello Sport.

“Unë shoh Gattuson në Bennacer sepse ai ka një dëshirë të madhe për të luftuar”.

‘’Tifozët e Milanit do ta duan atë: ata dëshirojnë lojtarë që luftojnë deri në fishkëllimën e fundit’’, përfundoi Accardi. /Lajmi.net/