Konfirmohet se e mitura që ishte dhunuar nga 10 persona, tani u dhunua dhe u trafikua sërish-Prokuroria jep detaje sa persona janë ndaluar
Një ngjarje e tmerrshme ishte raportuar të ketë ndodhur në vitin 2022 në Kosovë. Një 11 vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga 10 persona të dyshimtë. Në lidhje me këtë rast pati reagime të shumta e deri edhe tek organizimi i protestave. Por pikërisht kjo e mitur është dhunuar seksualisht edhe tani. Mbrëmë është bërë e…

Lajme
Një ngjarje e tmerrshme ishte raportuar të ketë ndodhur në vitin 2022 në Kosovë.
Një 11 vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga 10 persona të dyshimtë.
Në lidhje me këtë rast pati reagime të shumta e deri edhe tek organizimi i protestave.
Por pikërisht kjo e mitur është dhunuar seksualisht edhe tani.
Mbrëmë është bërë e ditur se viktima që dikur njihej në rastin e dhunimit si “11 vjeçarja”, është dhunuar seksualisht nga tetë persona të dyshimtë.
Në lidhje me këtë rast, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për lajmi.net kanë bërë të ditur se tashmë janë arrestuar disa persona.
Prokuroria njoftoi se Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre personave të dyshimtë.
“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë, se Prokurori i shtetit caktuar masën e paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar, ndërsa me datë 28.02.2025 mbahet seancë dëgjimore prej orës 9:30 minuta kundër katër (4) personave të dyshuar për veprën penale”,u tha në përgjigje.
Po ashtu si pas prokurorisë personat të cilat dyshohet se kanë kryer veprën penale janë tre personale për veprën penale “Dhunimi”, dy të tjerë për veprën penale “Trafikim me njerëz” dhe dy persona të tjerë për veprën penale “shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”.
“Për më shumë informacione tani për tani lidhur me rastin nuk mund të ofrojmë pasi që viktima është e mitur dhe mund të dëmtojmë rastin”,thuhet tutje nga Prokuroria.
E njëjta supozohej të ishte e vendosur ende brenda Strehimores së Rrezikshmërisë së Lartë, institucion ky i cili do të duhej ta mbronte atë.
E njëjta ishte liruar dhe ishte kthyer në familjen e saj , pasi autoritetet thuhet se i siguruan një banesë e cila padyshim se nuk arriti ta mbrojë atë.
Nga institucionet përgjegjëse nuk është dhënë ende asnjë deklaratë se si ka mundësi që e njëjta të ishte larguar nga institucionet e sigurisë ku ishte vendosur më parë./Lajmi.net/