Konfirmohet: Pedri mungon disa javë për Barcelonën, kthehet në ‘El Classico’

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Pedri është lënduar mbrëmë gjatë ndeshjes së UEFA Europa League mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit në ‘Camp Nou’. Mesfushori pësoi një dëmtim të muskujve dhe u detyra të largohej nga loja në minutën e 41’të, shkruan Lajmi.net Barcelona përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar lëndimin e spanjollit, i cili pritet të…

Sport

17/02/2023 12:44

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Pedri është lënduar mbrëmë gjatë ndeshjes së UEFA Europa League mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit në ‘Camp Nou’.

Mesfushori pësoi një dëmtim të muskujve dhe u detyra të largohej nga loja në minutën e 41’të, shkruan Lajmi.net

Barcelona përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar lëndimin e spanjollit, i cili pritet të mungoj rreth një muaj. Kjo i bie se lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në ‘Old Trafford’.

Por, Pedri pritet të kthehet në ndeshjen e ‘El Clasicos’ kundër Real Madridit më 19 mars./Lajmi.net/