Konfirmohet orari i EURO 2028, finalja zhvillohet në stadiumin gjigant
UEFA ka zyrtarizuar orarin e plotë të Kampionatit Evropian të futbollit EURO 2028, i cili do të mbahet në katër vende pritëse: Angli, Skoci, Uells dhe Republikën e Irlandës. Turneu do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, me gjithsej 51 ndeshje që do të luhen në nëntë stadiume në tetë qytete.…
Sport
UEFA ka zyrtarizuar orarin e plotë të Kampionatit Evropian të futbollit EURO 2028, i cili do të mbahet në katër vende pritëse: Angli, Skoci, Uells dhe Republikën e Irlandës.
Turneu do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, me gjithsej 51 ndeshje që do të luhen në nëntë stadiume në tetë qytete.
Stadiumet pritëse:
Cardiff (Stadiumi Kombëtar i Uellsit), Dublin (Dublin Arena), Glasgow (Hampden Park), Newcastle (St James’ Park), Manchester (Stadiumi i Manchester Cityt), Liverpool (stadiumi i ri i Evertonit), Birmingham (Villa Park), Londër (Tottenham Hotspur Stadium dhe Wembley).
Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Cardiff më 9 qershor, ndërsa finalja më 9 korrik në Wembley, ku do të luhen edhe të dy gjysmëfinalet (4 dhe 5 korrik).
Tetë nga nëntë stadiumet do të presin ndeshje të fazës së 1/16-tës, ndërsa çerekfinalet do të mbahen në Cardiff, Dublin, Glasgow dhe Wembley.
Formati mbetet i njëjtë si në EURO 2016: 24 ekipe, me dy të parat e çdo grupi dhe katër vendet e treta më të mira që kalojnë në fazën e eliminimit direkt.
Skuadrat pritëse do të kenë avantazh të luajnë në shtëpi në fazën e grupeve:
Ndeshjet do të fillojnë në 15:00, 18:00 dhe 21:00, ndërsa finalja në 18:00.