Konfirmohet: Një sirenë alarmi dhe gjashtë zmadhues zëri konfiskohen në Mitrovicë të Veriut
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka konfiskuar një sirenë të alarmit në Mitrovicën e Veriut. Zv/drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për lajmi.net se përveç saj janë gjetur dhe konfiskuar edhe gjashtë altoparlantë apo zmadhues zëri. Ellshani ka thënë se këto pajisje janë konfiskuar afër përmendores së Car Llazarit…

Lajme
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka konfiskuar një sirenë të alarmit në Mitrovicën e Veriut.
Zv/drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për lajmi.net se përveç saj janë gjetur dhe konfiskuar edhe gjashtë altoparlantë apo zmadhues zëri.
Ellshani ka thënë se këto pajisje janë konfiskuar afër përmendores së Car Llazarit në Mitrovicë të Veriut.
Ai ka shtuar se këto pajisje janë përdorur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Rasti do të shkojë në Gjykatë për Kundërvajtje”, ka deklaruar ai.