Konfirmohet nga MARCA: Van Dijk, Salah dhe Fabinho do të luajnë në finalen e Champions League

Virgil Van Dijk, Mohammed Salah dhe Fabinho do të jenë në dispozicion të Jurgen Klopp në ndeshjen që Liverpooli do ta luajë ndaj Real Madridit në finalen e Champions League.

Sport

18/05/2022 21:17

Këtë e konfirmon mediumi spanjoll, Marca, i cili e konfirmoi që treshja do të jetë në dispozicion për ndeshjen kruciale të sezonit.

Të tre pësuan lëndime në ndeshjet paraprake, andaj kjo ngriti dilema nëse do të rikuperoheshin deri më 28 maj, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, deri atëherë gjendja fizike e treshes pritet të përmirësohet dhe të jenë të pranishëm në këtë sfidë. /Lajmi.net/