Konfirmohet nga Bayerni, Sule rezulton pozitiv në analizat e Covid-19

Bayern Munich ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Nikas Sule, është i prekuri i radhës nga koronavirusi.

Sport

02/11/2020 12:10

Lojtari është izoluar në shtëpi, ndërsa ndihet mirë, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar gjiganti gjerman në një komunikatë.

“Nikas Sule, 25, ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Mbrojtësi i Bayern Munich-ut është në karantinë në shtëpi dhe ndihet mirë”, ka shkruar klubi në Twitter.

Mbetet të shihet se sa përballje do humbasë Sule, që këtë edicion ka bërë tetë paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/