Konfirmohet dueti mes Seven Saraçit dhe reperit nga “TBA”

Seven Saraçi ishte shumë aktiv gjatë këtij viti me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

23/11/2018 21:55

Seven Saraçi këto ditë ka njoftuar fansat se po punon drejt finalizmit të një kënge të re, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për duetin “Ti po rren”, të cilin e sjell në duet me Don Phenom, e të cilit dy artistët do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin.

Seven dhe Don Phenom nuk kanë preferuar të zbulojnë më shumë detaje rreth këtij projekti, por kanë bërë të ditur që kënga lansohet shumë shpejt.

Se çfarë kanë përgatitur këta dy artistë, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bqh-kgdAWfy/

https://www.instagram.com/p/BqiNg-On7Y4/