Konfirmohet ardhja e Milanit në Kosovë, ja pesë klubet e Superligës që mund ta sfidojnë

Skuadra shtatëherë kampione evropiane, AC Milan, pritet ta shkel stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në muajin gusht.

Sport

18/06/2019 21:59

Një lajm të tillë, ekskluzivisht për Gazeta Olle, e ka konfirmuar Agron Selimi, iniciator i udhëtimit të ‘rossonerëve’ në Kosovë.

Selimi ka njoftuar se ai bashkë me një kompani amerikane kanë aranzhuar ndeshjen miqësore të AC Milan në Prishtinë me 10 gusht, mirëpo thotë se kundërshtari ende nuk dihet.

“E vërtetë është që AC MILAN do të vjen më 10 gusht në Kosovë për të luajtur një lojë miqësore më një ekip të Superligës së Kosovës”, u shpreh Selimi.

“Por, nuk është e sigurt që do të luajë me Feronikelin. Jemi në bisedime me katër klube të Superligës. Në fillim të javës së ardhshme do të përcaktohet ekipi me të cilin do të luajë Milano. Info e cila është shpërndarë kinse Feronikeli e ka ftuar AC Milanon nuk është e vërtetë, unë jam organizatori i këtij eventi me një kompani amerikane”, shtoi tutje ish-organizatori i ndeshjeve ndërkombëtare të Kombëtares së Kosovës në futboll.

I pyetuar nga Olle se cila skuadër mund të jetë kundërshtare kundër italianëve më 10 gusht, Selmani ka përmendur pesë klubet me të cilat po negocion.

“Janë Prishtina, Drita, Flamurtari, Vushtrria edhe Feronikeli”, zbuloi Selmani.

Ndryshe, dje dhe sot është rapotuar për udhëtimin e AC Milan në Prishtinë me 10 gusht për një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës, Feronikeli.