Konfirmimi i bisedës Kusari-Lila – Radojçiq, Ymeri: Dmth Prokuroria e mori bisedën nga ajo, e qysh çon dikush bisedë të ‘falsifikume’?
Visar Ymeri, ish-Kryetar i Vetëvendosjes, duke komentuar rrëzimin që Prokuroria Speciale i bëri kallëzimit penal të Mimoza Kusari-Lilës, ish-Shefe të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes rreth inçizimit të bisedës me Sllavko Simiqin dhe Millan Radojçiqin, e ka analizuar çka ka synuar të bëjë ajo përmes këtij kallëzimi penal. Visar Ymeri: Prova materiale është biseda. Tash Mimoza…

Lajme
Visar Ymeri, ish-Kryetar i Vetëvendosjes, duke komentuar rrëzimin që Prokuroria Speciale i bëri kallëzimit penal të Mimoza Kusari-Lilës, ish-Shefe të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes rreth inçizimit të bisedës me Sllavko Simiqin dhe Millan Radojçiqin, e ka analizuar çka ka synuar të bëjë ajo përmes këtij kallëzimi penal.
Visar Ymeri: Prova materiale është biseda. Tash Mimoza vetë e ka dorëzu bisedën në Prokurori. Tash kjo e ka marrë qat bisedë të inçizuar, qe ku është prova, kjo e ka dorëzu: ‘ngone qita’. Ata e kanë marrë dhe kanë thënë ‘jo, nuk ka elemente të veprës penale’. Dmth prokuroria, e ka marrë inçizimin prej Mimozës, e ti nuk dorëzon diçka që është e falsifikume. Se ajo s’ka kuptim.
Vehbi Kajtazi: Është interesant, se me pas pretendu ajo që është e montuar, dhe që ka ndërhyrje në të, kish çu kallëzim penal “është e montuar”, e jo kallëzim penal me thanë që ka nxitje të urrejtjes.
Visar Ymeri: Për atë, për mua është e rëndësishme se çka ka kërku ajo prokuroria, çfarë kallëzimi penal ka bë, dhe këtu po del që ti mu dënu për publikim, kaq. Me pretendim koti.