Konferenca rajonale në Beograd për energjinë pa Kosovën, vjen reagimi i ambasadorit norvegjez

Sot në media është raportuar se anipse është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova është i vetmi shtet që nuk është përfshirë në diskutimet për investime në energjinë e ripërtërishme. Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili përmes një postimi në Twitter tha se Kosova është pjesë përbërëse natyrore…

Lajme

19/11/2022 22:29

Sot në media është raportuar se anipse është pjesë e Ballkanit Perëndimor, Kosova është i vetmi shtet që nuk është përfshirë në diskutimet për investime në energjinë e ripërtërishme.

Lidhur me këtë ka reaguar ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili përmes një postimi në Twitter tha se Kosova është pjesë përbërëse natyrore e çdo zgjidhjeje rajonale energjetike.

Tutje, ambasadori norvegjez tha se megjithatë, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë.

“Interesimi i madh në konferencën e kësaj jave për energjinë e rinovueshme në Beograd vlerësohet shumë. Ndryshe nga komentet, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë, duke përfshirë energjitë e rinovueshme dhe për krijimin e një tranzicioni drejt një të ardhmeje më të mirë të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Nikoqir i kësaj konference ishte Serbia. Aty morën pjesë pesë shtetet e rajonit, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, ku u diskutuan lidhur me investimet e mundshme e bashkëpunimin për siguri energjetike.