​Konferenca në Munih, Osmani takoi anëtarin e Presidencës së Bosnjës Denis Beçiroviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq. Në takim është diskutuar mbi sigurinë rajonale, rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet. Kujtojmë, Bosnje dhe…

Lajme

14/02/2025 19:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq.

Në takim është diskutuar mbi sigurinë rajonale, rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit, integritetit territorial, si dhe avancimit të rrugës euroatlantike për dy shtetet.

Kujtojmë, Bosnje dhe Hercegovina nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, për shkak të qëndrimit refuzues të etnitetit serb.