Konferenca e Osmanit thirret sot pasi Radomir Laban u caktua gjyqtar raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga presidentja
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur konferencë për media. Kjo konferencë për media është paralajmëruar për sot në ora 16:30. Konferenca në fjalë lidhet pikërisht me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban. Lajmi.net mëson se ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur konferencë për media.
Kjo konferencë për media është paralajmëruar për sot në ora 16:30.
Konferenca në fjalë lidhet pikërisht me gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban.
Lajmi.net mëson se ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Vjosa Osmani në konferencë për media do të deklarohet pikërisht në lidhje me këto zhvillime.
E një vit më parë, Presidenca e Kosovës kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Kushtetueses, Radomir Laban po e cënon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të vendit.
Në lidhje me veprimtarin e dyshimtë të gjyqtarit Laban ishin informuar edhe Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë e institucionet tjera të vendit.
Derisa në krye të Gjykatës Kushtetuese kishte qenë Kryetarja Gresa Caka, gjyqtari Laban nuk ishte vendosur në asnjë lëndë të tillë të rëndësishme për vendimet e vendit.
Por tani që drejtimi i Gjykatës Kushtetuese ka ndryshuar- duket se ka ndryshuar edhe vendimi për lëndët që do t’i procesojë ky i fundit.
Laban u vendos pikërisht në një prej lëndëve më të rëndësishme, atë që prek gjithë interesin e rendit kushtetues, e që lidhet me të ardhmen e krijimit të institucioneve.
E një vit më parë, presidentja Osmani përmes institucionit më të lartë të sigurisë në vend AKI kishte alarmuar Gjykatën Kushtetuese për Laban, ku madje AKI-ja më pas kishte vlerësuar se “veprimtaria e Radomir Laban përbën rrezik dhe kërcënim të sigurisë kombëtare”.
E një veprim të ngjashëm- duke refuzuar kërkesën e tij për të ushtruar detyrën e noterit e kishte marrë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Haxhiu kishte refuzuar kërkesën e Laban për noter, nën arsyetimin se kjo vendimarrje është e bazuar në të dhënat e pranuara nga AKI-ja./Lajmi.net//Lajmi.net/