Kondogbia në Milan?

“Milan Channel” ka bërë të ditur se klubi italian është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia.

Sport

11/06/2015 13:23

Milan është shumë aktiv në kërkim të përforcimeve.

Pas dyshes së sulmuesve Zlatan Ibrahimovic e Jackson Martinez, “Rossonerët” janë të interesuar edhe për transferimin e mesfushorit të Monacos, Geoffrey Kondogbia, ka bërë të ditur televizioni i klubit, “Milan Channel”.

Kondogbia mund të transferohet në San Siro për 35 milionë euro, shifër të cilën Milan është i gatshëm ta paguajë edhe për blerjen e Martinezit nga Porto.