Konate: Të gjithë jemi të lumtur me rinovimin e Klopp

Ibrahima Konate ka thënë se të gjithë janë të lumtur që trajneri i Liverpool ka rinovuar kontratën.

Sport

30/04/2022 16:13

Jurgen Klopp para pak ditësh ka rinovuar kontratën e tij me ‘Reds’, që do ta mbajë në ‘Anfield’ deri në qershor të vitit 2026.

Në lidhje me rinovimin e trajneri ka komentuar mbrojtësi anësor Ibrahima Konate.

“Të gjithë jemi shumë të lumtur me rinovimin e tij, natyrisht si lojtarë dhe shpresojmë të jemi në gjendje ta mbajmë këtë ekip lartë për një kohë të gjatë”, tha Konate për faqen zyrtare të Liverpool, përcjell lajmi.net.

Liverpooli këtë sezon po kalon në një formë fenomenale, ata janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, vazhdojnë garën për Premier Ligë dhe në finale të Kupës FA./Lajmi.net/