Komuniteti serb në Kosovë, të drejta si askush në Evropë
Shtatë ditë para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, për ta fituar përkrahjen e serbëve ndaj shtetit që po lindte, ishte përkujdesur të merrte udhë për në Rubovc të Lipjanit, me ç’rast fermerit serb, Sllavisha Sllavkoviq ia kishte dhuruar një traktor.
Lajme
Datën e 10 shkurtit të vitit 2008, kryeministri Thaçi kishte thënë se Kosova do të jetë vend i mundësive të barabarta me të drejta të afirmuara për komunitetin serb.
Por simbolika e traktorit nuk kreu punë dhe lojaliteti serb nuk u arrit. Vetëm një ditë pas leximit të Deklaratës së Pavarësisë, më 18 shkurt 2008, serbët dogjën pikat kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës. Më shumë se 6 vjet pas shteti i Kosovës vazhdon të sfidohet nga komuniteti që gëzon të drejta si askush tjetër në Evropë.
Oferta e Kosovës për t’i joshur komunitetet pakicë në Kosovë që të bëhen pjesë e institucioneve dhe ta pranojnë shtetin e Kosovës ka qenë e lartë. Edhe pse nuk përbëjnë më shumë se 6 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës, ata janë të privilegjuar në të gjitha segmentet e jetës ekonomike, shoqërore e politike, shkruan gazeta Koha Ditore.