Komuniteti Politik Evropian, marrin pjesë edhe Osmani e Vuçiq
Nesër në Londër do të mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë ngjarje Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani e kishte konfirmuar para një jave nga Washingtoni se do ta marrë pjesë në këtë organizim. Serbia ndërkohë do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili…

Lajme
Nesër në Londër do të mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë ngjarje Kosova do të përfaqësohet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani e kishte konfirmuar para një jave nga Washingtoni se do ta marrë pjesë në këtë organizim.
Serbia ndërkohë do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka arritur sot në Londër.
Në këtë samit, Vuçiq siç raportojnë mediat serbe, do të marrë pjesë në një tryezë për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë.
Kreu i shtetit serb pritet që të takojë edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof.