Komunat e Kosovës rrezikojnë të mbesin pa zyrtar të IT-së
Vendi jonë kohëve të fundit është duke u përballur me ikjen e zyrtarëve të Teknologjisë Informative (IT)-së në komunat e Republikës së Kosovës. Në lidhje me këtë ish drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së informacionit, Kujtim Gashi, thotë se qeveria nuk ka pasur konsideratë për këtë kategori të nënpunësëve. Ai ka thënë se…
Lajme
Vendi jonë kohëve të fundit është duke u përballur me ikjen e zyrtarëve të Teknologjisë Informative (IT)-së në komunat e Republikës së Kosovës. Në lidhje me këtë ish drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së informacionit, Kujtim Gashi, thotë se qeveria nuk ka pasur konsideratë për këtë kategori të nënpunësëve.
Ai ka thënë se ikja e zyrtarëve të IT-së në komunat e Kosovës mund të sjellë probleme serioze.
“Është e vërtetë që aktualisht zyrtarët e komunave e teknologjisë informative nuk janë përfshirë në gradimin dhe vlerësimin në pozitat e ekspertëve të fushës së teknologjisë informative dhe kjo mund me sjellë probleme serioze të komunave të Kosovës, duke pasur parasysh se aktualisht zyrtarët e IT-së në komunat e Kosovës nuk janë prekur nga rritja e pagës në relacion me atë që kanë pasur deri më tani”, tha Gashi.
Sa i përket trajtimit të zyrtarëve të IT-së si kategori e veçantë e ekspertëve ai thotë se ASHI duhet të merrë në konsideratë rolin e zyrtarëve të teknologjisë në komunat e vendit.
“Sigurisht që janë masa që duhen të trajtohen si grup i veçantë këta zyrtarë sidomos zyrtarë e IT-së në komuna, duke pasur parasysh se institucionet qëndrore, në këtë rast qeveria nuk ka pasur konsideratën për këtë kategori të nënpunësëve. Duhet t’ i trajtoj si kategori e veçantë të ekspertëve edhe sigurisht ASHI duhet ta merrë në konsideratë rolin e zyrtarëve të teknologjisë në komuna”, thekson ish drejtori i përgjithshëm i ASHI-së për portalin rtv21.tv
Sipas tij ata nuk kanë asnjë rritje të pagave përkundër përgjegjësive që ata kanë çdo ditë në vendet e punës.
“Ata nuk kanë rritje as edhe një cent dhe pagat e tyre mbeten po ato që kanë mbetur, në anën tjetër zyrtarët e komunave janë bartës së proceseve të rëndësishme, sidomos menaxhimin që ata bëjnë të infrastrukturës kompjuterike në nivel lokal, normalisht ajo që është më e rëndësishme ata administrojnë platformën e internetit të komunave dhe kjo nëse nuk kemi ekspertë të kualifikuar që kanë njohuri, që kanë bërë përgaditjet e duhura dhe kanë kapacitetet e mjaftueshme siç janë zyrtarët e IT-së, ata mund të heqin dorë nga një detyrë që mbajnë një koeficient realitivisht të ulët dhe që nuk janë përfshirë në grupin e ekspertëve.