Komuna në “gjumë të rënduar”, e frikshme në çfarë gjendje përfundoi qytetari që u sulmua dje nga qentë endacak
Sulmet nga qentë endacak janë bërë një realitet i hidhur për qytetarët e Prishtinës. Një gjë e tillë ka ndodhur dje, ku një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi.net. Mësohet se i lartcekuri kishte shkuar në QKUK për të pastruar veshin dhe në momentin që…
Lajme
Sulmet nga qentë endacak janë bërë një realitet i hidhur për qytetarët e Prishtinës.
Një gjë e tillë ka ndodhur dje, ku një person është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Mësohet se i lartcekuri kishte shkuar në QKUK për të pastruar veshin dhe në momentin që ka zbritur nga vetura është sulmuar nga një numër i madh i qenve.
Lëndimet që mori ai shihet se janë tejet të rënda, e rreziku i paraqitur për qytetarët vazhdon të jetë shumë i madh.
Pavarësisht kësaj, Komuna e Prishtinës vazhdon të shikojë “seri” se kush është viktima e radhës nga qentë, sepse zgjidhja e propozuar për “adaptim” shihet qartës e ishte e dështuar.
Numri i madh i tyre në çdo rrugë, lagje e vend të Prishtinës është bërë shqetësues./Lajmi.net/