Komuna mori 600 mijë euro nga qytetarët, por ka 2.7 milionë euro borxh kompanisë “Pastrimi”: S’ka më grumbullim të mbeturinave

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar qytetarët se Komuna e Prishtinës deri më sot nuk ka paguar asnjë cent në këtë kompani për shërbimet e mbeturinave. Kësisoj borxhi që ka komuna ndaj kësaj kompanie është mbi 2.7 milionë euro. Kompania Pastrimi me këtë rast ka njoftuar se nuk po arrin t’i kryejë obligimet ndaj…

Lajme

09/05/2025 15:50

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar qytetarët se Komuna e Prishtinës deri më sot nuk ka paguar asnjë cent në këtë kompani për shërbimet e mbeturinave.

Kësisoj borxhi që ka komuna ndaj kësaj kompanie është mbi 2.7 milionë euro.

Kompania Pastrimi me këtë rast ka njoftuar se nuk po arrin t’i kryejë obligimet ndaj pagesave të naftës dhe si pasojë nuk do të mund të vazhdojë as shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, transmeton lajmi.net.

“Komuna e Prishtinës ka mbledhur kundërligjshëm pagesat nga qytetarët mbi 600 mijë euro, por ato nuk i ka transferuar tek ndërmarrja jonë e në anën tjetër nuk ka lejuar as qytetarët të paguajnë në Pastrim”, thuhet në reagim.

Njashtu u tha se ky nuk është vetëm një bllokim financiar, por edhe një bllokim i pastërtisë dhe shëndetit publik.

Reagimi i plotë:

Komuna e Prishtinës deri sot nuk ka paguar asnjë cent ndaj KRM “Pastrimi” për shërbimet e mbeturinave. Borxhi që e ka komuna ndaj nesh është mbi 2.7 milionë Euro. Rrjedhimisht me këtë KRM “Pastrimi” nuk po arrinë të kryejë obligimet ndaj pagesave të naftës, dhe si pasojë nuk do të mund të vazhdojë as shërbimi për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë. Për arsye se na është ndalë furnizimi me naftë. Tri herë kemi arritë marrëveshje ne si kompani, mirëpo marrëveshja  është harxhuar dhe fondet janë bllokuar.

Komuna e Prishtinës ka mbledhur kundërligjshëm pagesat nga qytetarët mbi 600 mijë euro, por ato nuk i ka transferuar tek ndërmarrja jonë e në anën tjetër nuk ka lejuar as qytetarët të paguajnë në Pastrim.

Ky nuk është vetëm një bllokim financiar, por edhe një bllokim i pastërtisë dhe shëndetit publik. Përderisa Kryetari Rama zgjedh të bëjë lojëra politike dhe hap rrugën për tenderë të dyshimtë që rrezikojnë falimentimin e ndërmarrjes publike, ne theksojmë se shërbimet bazike nuk mund të kryhen pa mjete.

Kryetar lëri lojërat politike, nuk kemi nevojë për ndihmë po kemi nevojë të na paguani borxhin që keni ndaj nesh për shërbimin që jemi duke e bërë, mos luani as me ndjenjat e punëtorëve, as mos rrezikoni shëndetin e qytetarëve.

❗ Pa pagesa – nuk po kemi mundësi për shërbim.

⛔ Po e themi me keqardhje: Prishtinas, shëndeti juaj është duke u rrezikuar qëllimshëm nga Përparim Rama. Tash e 5 muaj kemi kërkuar takim, mrëpo jemi injoruar dhe nuk na ka takuar!

Ne do të kryejmë shërbimin për aq sa kemi naftë në rezervarët e kamionëve./Lajmi.net/