Komuna Gjilanit aktivizon shtabet emergjente pas reshjeve të shiut

Pas reshjeve të shiut që kanë vërshuar sot qytetin e Gjilanit, Komuna ka marrë të gjithë masat për menaxhimin e situatës.

Lajme

31/07/2014 18:12

Sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit, thuhet se kryetari Lutfi Haziri ka urdhëruar të gjitha organet kompetente që të angazhohen për të përballuar situatën e krijuar.

“Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka urdhëruar të gjitha instancat komunale duke aktivizuar të gjitha shtabet emergjente që përfshijnë Komunën, Drejtorinë për emergjenca, zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe organet e tjera, për të menaxhuar sa më mirë dhe me efikasitet gjendjen e krijuar pas reshjeve të mëdha të shiut”.

“Të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme me reshjet e shiut luten të lajmërohen në numrat e emergjencave dhe menjëherë shtabet emergjente do të intervenojnë. Numrat të cilët mund të telefononi pa pagesë janë: 193, 112, 194 dhe 192”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Informatat e fundit nga Gjilani bëjnë me dije se gjendja në Gjilan ka filluar të normalizohet.