Të Infektuar: 55.135

Të Shëruar: 48.572

Të Vdekur: 1.399

Komuna e Vushtrrisë ndanë 63 krerë lopë për persona me asistencë sociale

12:39 | 20 Dhjetor 2020

Komuna e Vushtrrisë̈ në bashkëpunim me Shoqatën Islamic Relief Kosova, ka bërë shpërndarjen e 63 krerë lopë qumështore për personat me asistencë sociale.

Drejtori i Bujqësisë së kësaj komune, Miran Halili

“Ky projekt është projekt për persona me asistencë sociale. Është projekt i përbashkët në mes të Komunës së Vushtrrisë, drejtorisë për ekonomi, bujqësi dhe pylltari, dhe shoqatës Islamic Relief. Vlera e këtij projekti është mbi 400 mijë euro. Me këtë rast falënderoj Islamic Relief që na ka mbështetë në këtë projekt për personat me asistencë sociale për të cilët mendojmë se do të ia lehtësojnë sado kudo jetën, ka thënë Halili.

Ndërsa përfituesi i kësaj ndihme, Remzi Ademi ka falënderuar kryetarin, si dhe Shoqatën Islamic Relief për dhurimin e këtyre lopëve.

“Ky dhurim është shumë i mirë dhe të drejtë, dhe falënderojmë kryetarin e komunës Xhafer Tahiri për këtë projekt që e ka realizuar për ne personat me ndihmë sociale dhe me aftësi të kufizuara për dhurimin e këtyre lopëve dhe i falënderohem shoqatës Islamike që na kanë ndihmuar me këto lopë”, ka thënë Ademi.

E përfituesja, Fahrie Begu ka falënderuar donatorët, ndërsa është shprehur e lumtur që është përfituese e kësaj ndihme.

“Me ndihmon shumë, edhe Allahu i shpërbleftë, se komuna më ka ndihmuar edhe më herët, edhe tash. Normal ndihma është e mirë gjithë dhe faleminderit prej tyre dhe ishalla Zoti i ndihmon kush është dashamirë për neve dhe për gjithsekënd. Veç na ka ndihmuar shumë dhe ishalla kemi sukses gjithkush me to”, ka thënë Begu.

Ndryshe, kusht për përfitimin e një lope ishte që përfituesit me qenë në asistencë sociale, si dhe të ketë shtallën dhe ushqim për bagëti të paktën për një vit.