Komuna e Tetovës shpallë 3 ditë zie dhe ndanë 2 milionë denar për familjen Zylbehari

Këshilli komunal i Tetovës e ka filluar seancën e radhës me një minutë heshtje kuhsutar vdekjes së pesëfishtë, të shkaktuar nga zjarri që kaploi një shtëpi në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë.

Lajme

26/01/2018 12:51

Këshillëtarët e miratuan raportin e komandantit të Njësisë kundër zjarrit, Uka Aliti, rreth masave të ndërmarra për realizimin e shuarjes së zjarrit.

Komuna e Tetovës ndau 2 milionë denarë ndihmë familjes Zylbehari që humbën jetën katër fëmijë bashkë me nënën. Gjithashtu me vendim të këshillit komuna e Tetovës shpalli 3 ditë zie.