Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu
Komuna e Suharekës, ka formuar komisionet për vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar nga stuhia dhe shiu në bujqësi, institucione publike, arsimore, biznese e hapësira publike. Ata kanë thënë se këto komisione në kontakt me kryetarët e fshatrave, do të dalin në teren dhe do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të…
Lajme
Komuna e Suharekës, ka formuar komisionet për vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar nga stuhia dhe shiu në bujqësi, institucione publike, arsimore, biznese e hapësira publike.
Ata kanë thënë se këto komisione në kontakt me kryetarët e fshatrave, do të dalin në teren dhe do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara.
“Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, stuhi dhe të reshura mund të ketë edhe gjatë ditë së sotme, andaj veproni me qetësi dhe në harmoni me rregullat e publikuara nga institucionet përkatëse”, ka paralajmëruar kryetari i kësaj Komunë, Bali Muharremaj.
Në Suharekë, stuhia e djeshme ka dëmtuar shkollë fillore në Gjinoc, ka dëmtuar vetura të parkuara e shumë toka bujqësore. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: