Komuna e Rahovecit nga dita e enjte gjobit të gjithë ata që hedhin mbeturina
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga Besnik Hoti drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese, inspektorët e kësaj drejtorie si dhe Rumir Zhunqi, drejtor i DUPMM, kanë vizituar fshatin Polluzhë.

Lajme
Latifi nga aty bëri të ditur se nga dita e enjte do të fillohet me gjoba mandatore për ata që hudhin mbeturina në vende jo-adekuate.
“Veprimeve të tilla skandaloze duhet t’u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më tepër, tek një lokacion i shenjtë siç është varri i dëshmorit Afrim Bajraktari në Polluzhë, është akt i ulët që s’bën të ndodh. Nga e enjtja do të fillojnë gjobat mandatore për ata që hudhin mbeturina në vende jo-adekuate dhe ne si Komunë jemi të përkushtuar që t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Ta mbajmë bashkë Rahovecin tonë të pastër e të bukur”, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit, përcjellë Klan Kosova.