Komuna e Rahovecit i jep mbështetje marshit “Drejtësi, jo politikë” që mbahet në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, duke realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Gjatë takimit, ata prezantuan misionin dhe aktivitetet e platformës, me…
Lajme
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, duke realizuar një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit.
Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Gjatë takimit, ata prezantuan misionin dhe aktivitetet e platformës, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Sipas përfaqësuesve të platformës, marshi synon të ngrejë zërin qytetar në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.
Bashkëthemeluesja e platformës, Eliza Hoxha, tha se ky marsh përfaqëson një thirrje qytetare për drejtësi të drejtë dhe të paanshme.
“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt,” u shpreh ajo.
Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të marshit.
“Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është një reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik,” deklaroi ai.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.
“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.
Platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me synimin e mobilizimit sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.
Njoftimi i plotë:
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” takojnë Kryetarin e Rahovecit, sigurojnë mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Prishtinë, 27 janar – Platforma “Liria ka Emër” ka vazhduar sot fushatën e saj të takimeve nëpër Kosovë, me një vizitë zyrtare në Komunën e Rahovecit. Dy themeluesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës prezantuan misionin dhe aktivitetet e “Liria ka Emër”, me theks të veçantë në fushatën e mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Eliza Hoxha, bashkëthemeluese e platformës, theksoi se ky Marsh është një thirrje qytetare për drejtësi të paanshme.
“Kërkojmë mbështetje që zëri i qytetarëve të Kosovës të dëgjohet fuqishëm më 17 shkurt”, shtoi ajo.
Ndërsa, Ismail Tasholli ndër të tjera tha se mobilizimi në çdo komunë të Kosovës është thelbësor për përçimin e mesazhit të Marshit.
“Marshi “Drejtësi, jo politikë” është reagim i domosdoshëm kundër shndërrimit të drejtësisë në instrument politik”, shtoi Tasholli.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shprehu mbështetjen e tij për këtë nismë qytetare, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të parimeve të drejtësisë.
“Drejtësia duhet të jetë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Kjo është një kauzë që meriton mbështetje,” tha Latifi.
Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjithë Kosovën, me qëllim mobilizimin sa më të gjerë qytetar për pjesëmarrje masive në Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”./lajmi.net/