Komuna e Prishtinës: Zjarri në qendrën tregtare u lokalizua për disa minuta

Sot rreth orës 16:53 është raportuar një zjarr në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit. Brigada e Zjarrfikësve të Kryeqytetit ka reaguar menjëherë, duke e lokalizuar dhe vënë plotësisht nën kontroll zjarrin deri në ora 17:15. Komuna e Prishtinës ka vlerësuar ndërhyrjen si “reagim shembullor”, duke falënderuar zjarrfikësit për profesionalizmin dhe…

Lajme

12/06/2025 19:41

Sot rreth orës 16:53 është raportuar një zjarr në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit.

Brigada e Zjarrfikësve të Kryeqytetit ka reaguar menjëherë, duke e lokalizuar dhe vënë plotësisht nën kontroll zjarrin deri në ora 17:15.

Komuna e Prishtinës ka vlerësuar ndërhyrjen si “reagim shembullor”, duke falënderuar zjarrfikësit për profesionalizmin dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin gjatë incidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.