Komuna e Prishtinës reagon ndaj vendimit të Komerciales për projektin milionësh të NPB-së në Lakrishtë

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, e cila aprovoi padinë e kompanive “MADE GROUP CONSTRUCTION SHPK”, “ARKOS SHPK” dhe “MADEKOS SHPK” kundër Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), lidhur me një kontratë për ndërtim në pronë publike. Kryeqyteti e cilëson këtë proces si të paligjshëm dhe ka kërkuar nga…

Lajme

30/07/2025 16:28

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Komerciale, e cila aprovoi padinë e kompanive “MADE GROUP CONSTRUCTION SHPK”, “ARKOS SHPK” dhe “MADEKOS SHPK” kundër Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), lidhur me një kontratë për ndërtim në pronë publike.

Kryeqyteti e cilëson këtë proces si të paligjshëm dhe ka kërkuar nga NPB që të paraqesë ankesë në shkallën e dytë.

Komuna rithekson përkushtimin për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe interesit publik, duke theksuar se prona publike nuk do të lejohet të keqpërdoret për përfitime të grupeve të interesit.

“Kryeqyteti është njoftuar se Gjykata Komerciale e Kosovës, shkalla e parë, ka nxjerrë një aktgjykim me të cilin ka aprovuar padinë e kompanive “MADE GROUP CONSTRUCTION SHPK”, “ARKOS SHPK” dhe “MADEKOS SHPK” kundër të paditurës Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), lidhur me përmbushjen e një kontrate që ka për objekt ndërtimin e një objekti në një pronë publike komunale të cilën e shfrytëzon NPB.
Që nga fillimi i mandatit tonë, ne e kemi kundërshtuar fuqishëm këtë proces të paligjshëm, duke ndërmarrë hapa konkretë dhe duke kërkuar nga Ndërmarrja Publike Banesore që, si palë e drejtpërdrejtë në këtë procedurë, të angazhohet me të gjitha kapacitetet ligjore që ky proces i zhvilluar në kundërshtim me ligjin, të kthehet në pikën zero”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: