Komuna e Prishtinës paralajmëron vonesa dhe pezullim të përkohshëm të disa linjave të transportit publik për shkak të përkeqësimit të motit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, i shoqëruar me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Sipas njoftimit, qytetarëve u rekomandohet të kufizojnë lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme, të përdorin pajisjet e detyrueshme të…

Lajme

08/01/2026 18:18

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, i shoqëruar me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Sipas njoftimit, qytetarëve u rekomandohet të kufizojnë lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme, të përdorin pajisjet e detyrueshme të dimrit në automjete, si dhe të shmangin shpejtësinë e lartë duke respektuar sinjalistikën rrugore, transmeton lajmi.net.

Komuna ka bërë të ditur se, si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja të Transportit Publik Urban. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve, ndërsa qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim.

Po ashtu, për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prishtinës në numrat pa pagesë 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Njoftimi i plotë:

📢 Njoftim për qytetarët
Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
🚗 Rekomandohet:
• të kufizoni lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme,
• të përdorni pajisjet e detyrueshme të dimrit,
• të shmangni shpejtësinë e lartë dhe të respektoni sinjalistikën në terren.
🚌 Transporti Publik Urban
Si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve; për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë.
📞 Qendra e Thirrjeve
Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë në:
0800 122 33 ose 0800 122 44
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin./lajmi.net/