Komuna e Prishtinës: S’keni obligim t’i paguani faturat tek “Pastrimi”, tash e tutje pagesat i bëni përmes nesh
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga muaji janar 2025, qytetarët nuk janë të obliguar t’i paguajnë faturat e mbeturinave të lëshuara nga kompania “Pastrimit”. Siç njofton Komuna e Prishtinës, tani qytetarët duhet t’i paguajnë faturat përmes tyre, shkruan lajmi.net. “Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/fatura-e-mbeturinave.jpg)
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga muaji janar 2025, qytetarët nuk janë të obliguar t’i paguajnë faturat e mbeturinave të lëshuara nga kompania “Pastrimit”.
Siç njofton Komuna e Prishtinës, tani qytetarët duhet t’i paguajnë faturat përmes tyre, shkruan lajmi.net.
“Pas pezullimit të plotësim ndryshimit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës se faturat për grumbullimin e mbeturinave të lëshuara nga Ndërmarrja KRM “Pastrimi” nga data 1 janar 2025 nuk janë të obliguar t’i paguajnë. Nga tani e tutje, pagesat për këtë shërbim duhet të realizohen përmes Komunës së Prishtinës deri në një vendim të ri”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: