Komuna e Prishtinës pa buxhet, Murati e Abdixhiku debatojnë mes vete

Komuna e Prishtinës, ajo e Gjilanit dhe e Zubin Potokut janë tri komuna të cilat kanë mbetur pa votuar buxhetin për vitin 2025. Ajo e cila po përballet me vështirësi shumë të mëdha, është Komuna e Prishtinës. Nga nesër, linjat e trafikut urban do të jenë të pezulluara si shkak të mospagesës për muaj me…

Lajme

23/11/2025 19:00

Komuna e Prishtinës, ajo e Gjilanit dhe e Zubin Potokut janë tri komuna të cilat kanë mbetur pa votuar buxhetin për vitin 2025. Ajo e cila po përballet me vështirësi shumë të mëdha, është Komuna e Prishtinës.

Nga nesër, linjat e trafikut urban do të jenë të pezulluara si shkak të mospagesës për muaj me radhë nga Komuna e Prishtinës. Kjo dhe sfida të tjera, kanë nxitur debate mes të parit të kësaj komune, Përparim Ramës dhe atij të LDK-së me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Abdixhiku ka akuzuar Vetëvendosjen për pengimin e buxhetit, duke theksuar se qytetarët e Prishtinës kanë dhënë mesazhin e tyre qartë dhe se ata do ta përsërisin këtë edhe më 28 dhjetor.