Komuna e Prishtinës nuk ka dërguar dosje ndaj Isa Mustafës në EULEX

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë për Lajmi.net se ata nuk kanë dërguar dosje të tilla në EULEX. Tahiri ka lënë të kuptohet se, edhe nëse ka dosje të tilla, ato nuk do të dërgohen në EULEX.

Lajme

18/03/2014 17:50

Komuna e Prishtinës ka mohuar raportimet në media se kanë dërguar në EULEX “me dhjetëra  dosje” kundër Isa Mustafës, si pretendime për shkelje të rënda ligjore.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë për Lajmi.net , se ata nuk kanë dërguar dosje të tilla në EULEX.

“Nuk kemi dërguar dosje te tillë. Ne nuk dërgojmë dosje në EULEX”, ka thënë Zëdhënësi Tahiri.

Gjatë ditës në media është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje , ka dërguar me dhjetëra dosje në EULEX, për shkelja të rënda ligjore që ka bërë ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.