Komuna e Prishtinës njofton se është hakuar faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faqja zyrtare e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Sipas njoftimit, ekipet përgjegjëse janë duke punuar intensivisht për rikthimin e kontrollit dhe funksionimit normal të faqes. Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë postimeve të publikuara në këtë faqe deri në një njoftim…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se faqja zyrtare e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit.
Sipas njoftimit, ekipet përgjegjëse janë duke punuar intensivisht për rikthimin e kontrollit dhe funksionimit normal të faqes.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besojnë postimeve të publikuara në këtë faqe deri në një njoftim të radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet dhe qëndrimet zyrtare të institucionit.
Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Postimi i plotë:
Te dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj.
Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj./lajmi.net/