Komuna e Prishtinës një ditë më parë u krenua me asfaltimin e rrugës “Skender Çeku”, por videoja sot nxjerr në pah cilësinë e dobët
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftuar një ditë më parë për asfaltimin e dy rrugëve pranë rrugës “Muharrem Fejza”, përfshirë edhe rrugën “Skender Çeku”. Sipas tij, kjo rrugë është duke u realizuar nga një investitor privat si rezultat i taksës së ndërtimit, e cila nuk inkasohet nga Komuna në…
Lajme
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftuar një ditë më parë për asfaltimin e dy rrugëve pranë rrugës “Muharrem Fejza”, përfshirë edhe rrugën “Skender Çeku”.
Sipas tij, kjo rrugë është duke u realizuar nga një investitor privat si rezultat i taksës së ndërtimit, e cila nuk inkasohet nga Komuna në këmbim të ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Ai gjithashtu bëri të ditur se muaj më parë është asfaltuar edhe rruga “Vojislav Dancetovi”, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, sot mediumi lajmi.net ka publikuar një video nga kjo rrugë, ku shihet se cilësia e asfaltit është shumë e dobët.
Në pamjet e publikuara, vërehen parregullsi në shtrimin e asfaltit, duke ngritur pikëpyetje për standardet e punimeve të kryera.
Nga Komuna e Prishtinës një ditë më parë u shprehën krenarë për realizimin e kësaj rruge, por pamjet e fundit hedhin dyshime mbi cilësinë e investimit dhe punimeve në terren./lajmi.net/