Komuna e Prishtinës: Nga 31 marsi transportuesit e udhëtarëve në Podujevë obligohen të parkohen vetëm në Stacionin e Autobusëve

Pas shumë ditëve grevë, drejtuesit e autobusëve që udhëtojnë çdo ditë nga Podujeva për në Prishtinë dhe anasjelltas , të premten arritën një marrëveshje. Komuna e Prishtinës sot nxori vendimin ku njoftohen transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Podujevës se nga e hëna obligohen që të hyjnë në stacionin e autobusëve. Pra nga…

Lajme

24/03/2025 13:33

Pas shumë ditëve grevë, drejtuesit e autobusëve që udhëtojnë çdo ditë nga Podujeva për në Prishtinë dhe anasjelltas , të premten arritën një marrëveshje.

Komuna e Prishtinës sot nxori vendimin ku njoftohen transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Podujevës se nga e hëna obligohen që të hyjnë në stacionin e autobusëve.

Pra nga kjo datë ndalohet parkimi deh marrja e udhëtarëve në hapësirat e shfrytëzuara deri tani.

“Ndaj secilit operator që vepron në kundërshtim me këtë njoftim do të merren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente”,thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

    NJOFTIM:

Njoftohen të gjithë transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të Komunës së Podujevës se prej datës 31.03.2025 (e hënë) obligohen të hyjnë në Stacionin e Autobusëve.

Nga kjo datë ndalohet parkimi dhe marrja e udhëtarëve në hapësirat e shfrytëzuara deri më tash.

Ndaj secilit operator që vepron në kundërshtim me këtë njoftim do të merren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente.

Këtu e gjeni njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim/Lajmi.net/