Komuna e Prishtinës me seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn
Kuvendi Komunal i Prishtinës nesër do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.
Lajme
Pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Seanca do të nisë në orën 11:00.
Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar në bazë të një fletë-arresti serb, ndërsa më pas nga Gjykata e Colmarit është liruar me kusht.