Komuna e Prishtinës me konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave të kryeqytetit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se do të hapet konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave të kryeqytetit. Rama në postimin e bërë se ky projekt e ka për synim zgjerimin dhe riorganizimin e varrezave, transmeton lajmi.net. “Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit…
Lajme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se do të hapet konkurs ndërkombëtar për projektimin e varrezave të kryeqytetit.
Rama në postimin e bërë se ky projekt e ka për synim zgjerimin dhe riorganizimin e varrezave, transmeton lajmi.net.
“Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar.”, ka shkruar në postimin e tij ndër të tjera Rama.
Postimi i plotë:
Konkurs ndërkombëtar për projektimin e Varrezave të Kryeqyteti Prishtina.
Varrezat e Kryeqytetit janë pasqyrë e dinjitetit të një qyteti dhe e respektit që ai tregon për secilin qytetar.
Prandaj, Kryeqyteti ka iniciuar projektin për zgjerimin dhe riorganizimin e Varrezave të Kryeqytetit, një projekt që siguron hapësirë dinjitoze për të gjithë qytetarët, duke respektuar të gjitha besimet fetare dhe nevojat e secilit komunitet./lajmi.net/