Komuna e Prishtinës inicion kallëzim penal ndaj Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore për pezullimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se të gjitha projektet transformuese të filluara, janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore. Rama ka thënë se për të gjitha këto projekte që nga mandati i tij qeverisës ka kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi  nga autoritet por se sipas tij në vazhdimësi janë penguar nga strukturat…

Lajme

07/04/2025 17:15

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se të gjitha projektet transformuese të filluara, janë bllokuar dhe ndaluar nga autoritetet e qeverisë qendrore.

Rama ka thënë se për të gjitha këto projekte që nga mandati i tij qeverisës ka kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi  nga autoritet por se sipas tij në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve për qytetin.

Tutje i pari i Prishtinës ka thënë se për këtë arsye është detyruar që ndërmarr hapa ligjor.

“Ekipa ligjore e Komunës së Prishtinës ka nisur procedura ndaj atyre që kanë kontribuar në bllokimin e projekteve! Kemi iniciuar kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, për veprime në kundërshim me ligjin dhe interesin publik!

Do të veprojmë me të njëjtën rrugë dhe vendosmëri ndaj çdo personi që guxon të shkelë ligjin dhe të cënojë të ardhmen e qytetarëve të Prishtinës!

Qytetarët tanë meritojnë një qytet të zhvilluar, dhe ne do të luftojmë me çdo mjet që kemi në dispozicion për t’i siguruar atyre këtë të ardhme”, ka shktuar Rama në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/