Komuna e Prishtinës i jep lejen platformës qytetare “Liria ka emër” për marshin e 17 shkurtit
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës, që të shfrytëzoj hapësirën publike, që të organizojnë marshin qytetar me moton “drejtësi, jo politikë”. Marshi do të mbahet me 17 shkurt, nga ora 14, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët…
Lajme
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës, që të shfrytëzoj hapësirën publike, që të organizojnë marshin qytetar me moton “drejtësi, jo politikë”.
Marshi do të mbahet me 17 shkurt, nga ora 14, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.
“Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve të Prishtina dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vite. Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/