Komuna e Prishtinës i jep dy tendere në vlerë rreth 640 mijë euro, kompanisë së një ish-drejtori të LDK-së në Rahovec

Tenderet në Kosovë që jepen nga institucione të ndryshme për kompani private, shpesh kanë “probleme”. Probleme në kuptimin e “jobarazizë” mes kompanive që aplikojnë, duke e favorizuar njërën prej tyre. Këto favorizime, vinë për arsye të ndryshme e një ndër to dhe më e shpeshta janë lidhjet që ka ajo kompani me partinë që udhëheq. Një…

Lajme

14/01/2026 12:48

Tenderet në Kosovë që jepen nga institucione të ndryshme për kompani private, shpesh kanë “probleme”. Probleme në kuptimin e “jobarazizë” mes kompanive që aplikojnë, duke e favorizuar njërën prej tyre.

Këto favorizime, vinë për arsye të ndryshme e një ndër to dhe më e shpeshta janë lidhjet që ka ajo kompani me partinë që udhëheq.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me dy tendere që i ka dhënë Komuna e Prishtinës, një për “ndërtimin e rrugëve në lagjen Taslixhe” dhe një për “ndërtimin e rrugëve në Bardhosh-Bërnicë – Ritender”.

Këto dy tendere kapin sëbashku vlerën e 639 mijë e 758 eurove.

Saktësisht, tenderi për ndërtimin e rrugëve në ;agjen Taslixhe, i është dhënë kompanisë “Euro Construction NNP SH.P.K; Domid SH.P.K Rakoc Rahovec”, në vlerë prej 394 mijë e 862 euro e 67 cent.

Tenderi për ndërtimin e rrugëve në Bardhosh-Bernicë – Ritender, i është dhënë gjithashtu kompanisë së njëjtë “EURO Construction NNP SH.P.K; DOMID SH.P.K. Ratkoc, Rahovec”, që kap vlerën e 244 mijë e 896 euro.

Jo rastësisht, këto tendere i janë dhënë kësaj kompanie.

Drejtor i kompanisë “EURO CONSTRUCTION NNP  SH.P.K” është Bislim Morina, i cili vjen nga partia që e udhëheq Prishtinën, LDK.

Bislim Morina në vitin 2014 ishte emëruar Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bislim Morina, në Komunën e Rahovecit, nga radhët e LDK-së.

Ai në profilin e tij ka të publikuar fotografi nga aktivitet në këtë parti. /Lajmi.net/