Komuna e Prishtinës i del në ndihmë KRM “Pastrimit” për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Ndërmarrja Komunale “Pastrimit” që një kohë, po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet. Ai ka thënë se ata kanë kërkuar mbështetje nga Komuna e Prishtinës, për shkak të pamundësisë teknike momentale për të ofruar kapacitet të plotë operativ në menaxhimin…

Lajme

29/01/2026 09:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Ndërmarrja Komunale “Pastrimit” që një kohë, po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Ai ka thënë se ata kanë kërkuar mbështetje nga Komuna e Prishtinës, për shkak të pamundësisë teknike momentale për të ofruar kapacitet të plotë operativ në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave.

“Menjëherë pas pranimit të kësaj kërkese, Ne kemi ofruar mbështetjen e nevojshme dhe kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”, në të cilën janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: