Komuna e Prishtinës e shkatërron gjelbërimin për të ujitur (Foto)

Komuna e Prishtinës po kujdeset për mjedisin duke e dëmtuar atë.

Lajme

10/05/2019 09:59

Për Komunën e Prishtinës duket se nuk është shumë i rëndësishëm gjelbërimi. Kontraktori i komunës është parë duke hedhur uji rreth lisave, por duke e shkelur gjelbërimin me një mjet gjigant ujitës, shkruan lajmi.net.

Prishtina është vendi më i ndotur, dhe dita ditës është duke iu zhdukur gjelbërimi. Hapësirat e gjelbërta po zëvendësohen me ndërtesa dhe pluhur qe ka ndikuar edhe në mbingarkimin e rrugëve dhe zënien e rrugëve me vetura. /Lajmi.net/