Komuna e Prishtinës e harron platonë e Kurrizit (Video)
Banorët dhe bizneset në Kurriz të kryeqytetit vazhdojnë të ankohen për stërzgjatjen e punimeve të platosë në këtë pjesë.

Lajme
Sipas tyre, tash e 1 vit nuk janë përfunduar as gjysma e këtyre punimeve dhe se po u shkakton dëme në shëndet por edhe në biznese.
Në pushtetin komunal të Prishtinës ndërkaq thonë se këto punime do të përfundojnë së shpejti.
Kompania ka pasur afat 180 ditë pune për t’i përfunduar punët në qershor të vitit të kaluar, por edhe një vit pas nuk kanë përfunduar as gjysma e punimeve, raporton RTV21.
“Ma mirë ka qenë sikur të na kishin thënë me i mbyllë bizneset, sesa të na lën kështu”, thotë një banor.
Një tjetër ankohet se po pengohet lëvizja e lirë, loja e fëmijëve dhe akuzon kompaninë se ka kontraktuar punë tjetër kund.
