Komuna e Prishtinës, banorëve: Pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që pagesat e faturave për shërbimet e pastrimit të bëhen në komunë dhe jo në kompaninë “Pastrimi”. Kryeqyteti tha se qytetarët që deri tash kanë paguar faturat te kjo kompani duhet të kenë dëshmi dhe ato do të llogariten të paguara. “Ju njoftojmë se pagesa e faturave…

Lajme
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që pagesat e faturave për shërbimet e pastrimit të bëhen në komunë dhe jo në kompaninë “Pastrimi”.
Kryeqyteti tha se qytetarët që deri tash kanë paguar faturat te kjo kompani duhet të kenë dëshmi dhe ato do të llogariten të paguara.
“Ju njoftojmë se pagesa e faturave për shërbimet e pastrimit duhet të bëhet në Komunë. Qytetarët që deri më tani kanë kryer pagesat në kompaninë “Pastrimi”, mund të paraqesin dëshmitë përkatëse dhe ato fatura do t’u llogariten të paguara. Ju ftojmë që të gjitha pagesat për pastrim t’i bëni në Komunë. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim!”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ka disa muaj që Komuna e Prishtinës dhe kompania “Pastrimi” përplasen.
“Pastrimi” e kishte quajtur këtë vendim të Komunës “të jashtëligjshëm dhe arbitrar” dhe kishte kërkuar nga qytetarët që pagesat t’i kryejnë te kompania.