Komuna e Prishintës i kërkon Agjencisë Kadastrale përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore gjatë verës

Komuna e Prishtinës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ndërmarrjen e masave urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore gjatë sezonës verore, me qëllim të uljes së vonesave dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Sipas Komunës së Prishtinës, aktualisht një numër i konsiderueshëm i lëndëve po përballen me vonesa për shkak të ngarkesës…

Lajme

10/06/2026 15:03

Komuna e Prishtinës i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ndërmarrjen e masave urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore gjatë sezonës verore, me qëllim të uljes së vonesave dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Sipas Komunës së Prishtinës, aktualisht një numër i konsiderueshëm i lëndëve po përballen me vonesa për shkak të ngarkesës së sistemit. Një ndër problemet kryesore është se lëndët që kthehen për plotësim te noterët rikthehen sërish në radhën e pritjes sipas datës fillestare të aplikimit, duke shkaktuar bllokime dhe duke ngadalësuar trajtimin e rasteve të tjera, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Legalizimit ka kërkuar që në periudhën nga 1 qershori deri më 1 shtator të lirohet përkohësisht radhitja automatike e lëndëve, në mënyrë që rastet në procedurë të përpunohen më shpejt dhe të zvogëlohen afatet e pritjes.

Komuna vlerëson se kjo masë është veçanërisht e rëndësishme për bashkatdhetarët që gjatë muajve të verës qëndrojnë për një periudhë të shkurtër në Kosovë dhe synojnë të përfundojnë procedurat pronësore brenda afateve të arsyeshme.

Po ashtu, Kryeqyteti ka kërkuar përmirësime teknike në sistem, që zyrtarët të njoftohen menjëherë kur noterët plotësojnë komentet e kërkuara, si dhe të shmanget trajtimi i së njëjtës lëndë nga më shumë se një zyrtar në të njëjtën kohë.

Komuna e Prishtinës ka theksuar se mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe reduktimin e vonesave të panevojshme për qytetarët.

Komunikata e plotë: 
Kryeqyteti ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës marrjen e masave urgjente për përshpejtimin e trajtimit të lëndëve pronësore gjatë sezonës verore.
Aktualisht, një numër i madh i lëndëve po përballen me vonesa për shkak të ngarkesës së sistemit. Një nga arsyet kryesore është se lëndët që kthehen për plotësim te noterët rikthehen sërish në radhën e pritjes sipas datës fillestare të aplikimit, duke krijuar bllokime dhe duke ngadalësuar trajtimin e lëndëve të tjera.
Për këtë arsye, Drejtoria e Kadastrit, Gjeodezisë dhe Legalizimit në Kryeqytet, ka kërkuar që për periudhën 1 qershor – 1 shtator të lirohet përkohësisht radhitja automatike e lëndëve, në mënyrë që të përpunohen më shpejt rastet në procedurë dhe të zvogëlohen afatet e pritjes për qytetarët.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për bashkatdhetarët tanë, të cilët gjatë muajve të verës qëndrojnë për një kohë të shkurtër në Kosovë dhe kanë nevojë t’i përfundojnë procedurat pronësore brenda afateve të arsyeshme.
Po ashtu, kemi kërkuar edhe përmirësime teknike në sistem, që zyrtarët të njoftohen menjëherë kur plotësohen komentet nga noterët dhe të shmanget trajtimi i së njëjtës lëndë nga më shumë se një zyrtar në të njëjtën kohë.
Kryeqyteti mbetet i përkushtuar që qytetarët të marrin shërbime sa më efikase dhe pa vonesa të panevojshme./lajmi.net/