Komuna e Obiliqit hap përkohësisht rrugën Vodicë – Dardhishtë pas përmbytjeve
Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se, për shkak të reshjeve të fundit dhe përmbytjeve në disa rrugë lokale, është lejuar hapja përkohësore e rrugës Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon nëpër zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.). Vendimi u mor me kërkesë zyrtare të Komunës dhe miratim nga KEK, me qëllim të lehtësimit…
Lajme
Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se, për shkak të reshjeve të fundit dhe përmbytjeve në disa rrugë lokale, është lejuar hapja përkohësore e rrugës Vodicë – Dardhishtë, e cila kalon nëpër zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK Sh.A.).
Vendimi u mor me kërkesë zyrtare të Komunës dhe miratim nga KEK, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe sigurimit të lëvizjes së qytetarëve deri në tejkalimin e gjendjes së përmbytjeve dhe normalizimin e rrugëve alternative, transmeton lajmi.net.
Komuna thekson se rruga do të jetë e hapur vetëm përkohësisht, derisa të rikthehen kushtet e rregullta të qarkullimit.
Gjithashtu, qytetarët apelohet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të këtij segmenti rrugor dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë./lajmi.net/